Protesta para Bashkisë Tiranë, policia me plan masash, ja segmentet rrugore ku bllokohet qarkullimi

Ditën e sotme mbahet para Bashkisë Tiranë protesta në lidhje me dosjen “5D”.

Policia ka publikuar planin e masave, duke njoftuar bllokimin e disa rrugëve, plotësisht dhe pjesërisht.

Blutë kanë bërë thirrje të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit.

Njoftimi: 

Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Arena e Lajmit

Protesta para Bashkisë Tiranë, policia me plan masash, ja segmentet rrugore ku bllokohet qarkullimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook