Sherri me 1 të plagosur pas gërvishtjes së makinave, dy vajzat shofere debatuan dhe pastaj thirrën të afërmit

Një debat mes 2 vajzave të cilat gërvishtën mjetet e tyre u bë shkak për një konflikt mes 2 të rinjve njëri prej të cilëve mbeti i plagosur dhe tjetri është shpallur në kërkim pasi në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë.

Sipas burimeve për , bëhet me dije se dy vajzat kanë debauar fillimisht me njëra-tjetrën pasi gërvishtën mjetet në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut.

Më tej secila prej tyre ka thirrur të afërm, çka ka bërë ë në vendin e ngjarjes të shkojnë dhe të përplasen fillimisht 2 të rinjtë, teksa më tej situata ka agravuar mes Fatjon Dautit i cili është konfliktuar me të afërmin e drejtueses së mjetit, Marjo Barami.

Fatjon Dauti ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore, ndërsa Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por nuk dihet se cilit prej personave të përfshirë në sherr i përket.

Njoftimi i policisë:

”Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në komunikatën e policisë.

 

 

Arena e Lajmit

Sherri me 1 të plagosur pas gërvishtjes së makinave, dy vajzat shofere debatuan dhe pastaj thirrën të afërmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook