Shpenzojnë miliona euro në tregun e transferimeve, por nuk fitojnë kurrë. Ja renditja e ekipeve

Kanë shpenzuar miliona e miliona në merkato, por nuk kanë arritur kurrë të fitojnë titullin në kampionatet respektive në 10 vitet e fundit.

Në këtë renditje speciale të Transfermarkt, anglezët dominojnë: përpara të gjithëve është Manchester United, më shumë se një miliard e gjysmë pa fituar kurrë një Premier League që ka munguar që nga koha e Sir Alex Ferguson.

Disa prej klubeve megjithatë kanë triumfuar në kupat kombëtare, apo edhe në Evropë – si Roma dhe Atalanta. Rasti i Tottenham (është në podium) është më i bujshmi: më shumë se një miliard të shpenzuara pa asnjë trofe …

Renditja:

Manchester United (1.69 miliardë të shpenzuar në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)

Arsenal (1.29 miliardë të shpenzuar në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)

Tottenham (1.23 miliardë të shpenzuar në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)

West Ham (1.03 miliardë të shpenzuar në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)

Aston Villa (952 milionë të shpenzuar në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)

Borussia Dortmund (875 milionë të shpenzuar në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)

Roma ( 863 milionë të shpenzuar në 10 vitet e fundit, asnjë kampionat të fituar)

Arena e Lajmit

Shpenzojnë miliona euro në tregun e transferimeve, por nuk fitojnë kurrë. Ja renditja e ekipeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook