Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Ganfranco Zola foli edhe për sezonin e ri të Serie A i cili sapo ka nisur. Sipas tij Interi i Simone Inzaghit ka një avantazh të lehtë ndaj skuadrave të tjera sa i takon luftës për titull këtë sezon:
Interi favorit? Unë cilësdo skuadër që fiton kampionatin një sezon më parë u jap një avantazh të lehtë edhe këtë vit Interi niset në avantazh. Interi vijon të jetë skuadra më kompetitive, por në ndryshim nga sezoni shkuar, këtë vij gjykoj që kampionati do të jetë akoma më i luftuar.
Juventusi e nisi mirë dhe mua më pëlqen si skuadër. Atalanta është një tjetër skuadër simpatike që ka vazhdimësi në rezultate.
Milan? Kanë një skuadër të mirë, por do duhet të shihet se si do t’i përgjigjen mentalitetit që do të sjellë tekniku i ri portugezi Fonseca. Mendoj që do t’u duhet pak kohë”, përfundoi ish lojtari i Çelsit, Gianfranco Zola.