Ndërsa edhe pak na ndajnë nga sezoni i ri televiziv, Kiara Tito është duke shijuar kohë me familjen e saj për t’u rikthyer në ekran me projekte të reja. Bledi Mane ka zbuluar se do të jetë Kiara ajo që do të moderojë emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” krah Elvis Naçit në Top Channel.
Mane ka zbuluar keto detaje më anë të një postimi në Facebook ku shkruan: “SEZONI I RI/ Elvis Naçi dhe Kiara Tito në një program televiziv së bashku në ekranin më të madh televiziv Top Channel. Çdo të premte do të moderojnë “Shqiptarët për shqiptarët”, një emision kushtuar njerzve dhe familjeve në nevojë. Sezoni i ri televiziv që çelet në shtator do ketë plot surpriza në Top Channel, ekrani i gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë…”