Një tentativë për vetëvrasje është parandaluar sot në Shkodër falë ndërhyrjes së Patrullës së Qarkullimit Rrugor.
Raportohet se gjatë patrullimit në territor, forcat e policisë kanë vënë re një individ që po kryente lëvizje të dyshimta në Ura e Bunës dhe duke tentuar të hidhej në lumë.
Patrulla e Qarkullimit Rrugor ka njoftuar menjëherë forcat “Shqiponja”, të cilat janë mobilizuar dhe kanë shkuar në vendngjarje për të ndërhyrë dhe kanë ndaluar 49-vjeçarin V. N..
Nga verifikimet e bëra, rezultoi se individi kishte probleme me shëndetin mendor. Ai është shoqëruar në spitalin psikiatrik për të marrë ndihmën dhe asistencën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Tentoi të hidhej nga Ura në lumin Buna, për tu vetëmytur ndërhyrja e menjëhershme e Patrullës së Qarkullimit Rrugor që ishte me shërbim në territor, parandalon ngjarjen e rëndë.
Sot më datës 23.08.2024, Patrulla e Qarkullimit Rrugor gjatë patrullimit në territor ka konstatuar një shtetas te Ura e Bunës që kryente lëvizje të dyshimta dhe tentonte të hidhej nga Ura në lumin Buna.
Patrulla e Qarkullimit Rrugorë e DVP Shkodër ka njoftuar forcat ”Shqiponja” dhe shkuan menjëherë te qytetari që tentonte të hidhej në lumë.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua ngjarja dhe 49 vjeçari V. N, u shoqërua në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga shëndeti mendor.