Prezantohet Gundogan: Mezi pres të rivësh fanellën e Man.City (VIDEO)

Ka zgjatur vetëm një sezon aventura e Ilkay Gundogan në Barcelonë. Mesfushori gjerman është rikthyer sërish te Man.City, skuadër më të cilën firmosi një kontratë 1-vjeçare. Gundogan do të mbajë të veshur fanellën me numrin 19. Mesfushori u largua nga Man.City pasi udhëhoqi ekipin si kapiten në një sezon fantastik ku arritën të fitonin “tripletën” legjendare.

Në total me fanellën e “qytetarëve”, Gundogan kishte luajtur 304 ndeshje duke shënuar 60 gola. Gjatë prezantimit të tij, turko-gjermani nuk e fshehu gëzimin për këtë rikthim në shtëpi:

“6 vitet e mia këtu kanë qenë një kënaqësi e madhe. Të kisha një mundësi për t’u rikthyer këtu për mua do të thoshte shumë. Të gjithë e dinë respektin që kam për Pep Guardiola, trajneri më i mirë në botë. Çfarë të them për lojtarët këtu, janë të gjithë të një niveli botëror. Mezi pres të rivësh fanellën e Man.City”, theksoi ndër të tjera Gundogan gjatë prezantimit të tij.

()

Arena e Lajmit

Prezantohet Gundogan: Mezi pres të rivësh fanellën e Man.City (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook