Lëvizje surprizë në merkato, Sokol Cikalleshi nuk është më pjesë e skuadrës së Koniasporit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi turk nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, me kavajasin që largohet pas plot 4 sezonesh.
Cikalleshi ka shënuar plot 30 gola dhe 11 asiste me Konian, më së shumti në karrierën e tij, dhe tashmë mbetet një lojtarë i lirë në merkato. Sulmuesi 34-vjeçar është përfolur më parë për një rikthim në Shqipëri, por tani mund të jetë gjithnjë e më pranë realizimit.
Sulmuesi shqiptar u bë edhe golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e skuadrës turke, duke dhënë një kontribut të vyer.
“Dëshirojmë të falenderojmë Cikalleshin, i cili ka mbajtur veshur fanellën e skuadrës sonë që nga sezoni 2020-21, i cili ka marrë titullin ‘Golashënuesi më i mirë i huaj në Super League’, në emër të Koniaspor për të gjithë kontributin e dhënë për klubin tonë. I urojmë suksese në karrierë Sokolit, i cili djersiti fanellën jeshilbardhë për 111 ndeshje”, njofton klubi në faqen zyrtare.
(Arena e Lajmit)