Atentati ndaj mjetit të blinduar në zonën e Rranxës/ Policia jep detajet e reja

Policia e Shtetit ka bërë publike detaje të reja lidhur me ngjarjen e regjistruar një natë më parë në zonën e Rranxës.

Sipas komunikatës për shtyp, Policia  thotë se autorët janë identifikuar por për shkak të hetimeve gjeneralitetet e tyre ende nuk mund të bëhet publike.

Efektivët bëjnë me dije se puna vijon për vënien para përgjegjësisë ligjore të 3 autorëve të dyshuar.

Teksa nga atentati kujtojmë që fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/Policia identifikon personat e përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rranxë dhe për interes të hetimit nuk bëhen publike gjeneralitetet e tyre. Vijojnë  intensivisht kontrollet për kapjen e tre autorëve të dyshuar që qëlluan me armë zjarri ndaj një automjeti ku brenda tij ndodheshin dy shtetas. Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale. Në vijim të hetimeve intensive të kryera  nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Renda i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes se ndodhur në fshatin Rrenxë të Vau të Dejës, është bërë e mundur identifikimi i palëve të përfshira dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë vijon hetimet e thelluara për dokumentimin e  plotë ligjor të këtij rasti.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me paramendin“ e mbetur në tentative,  kryer në bashkëpunim  dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

Arena e Lajmit

Atentati ndaj mjetit të blinduar në zonën e Rranxës/ Policia jep detajet e reja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook