Emri/ Aksidenti me traktor, humb jetën 32-vjeçari shqiptar në Bari

Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një fshat të Pulias në provincën e Barit, teksa po punonte me traktor. Viktima është identifikuar si Klevis Bardo, me origjinë nga Shqipëria, por që kishte shkuar në Itali për një jetë më të mirë.

Ai jetonte në Conversano dhe ishte punësuar nga një kompani bujqësore me qendër në qytetin e vogël Rutigliano, në provincën e Barit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes, kur 32-vjeçari humbi kontrollin mbi mjetin bujqësor me të cilin po udhëtonte përgjatë një rruge të ngushtë dytësore.

Automjeti u përplas me një mur guri. Përplasja e tmerrshme nuk la asnjë shans shpëtimi për 32-vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Arena e Lajmit

Emri/ Aksidenti me traktor, humb jetën 32-vjeçari shqiptar në Bari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook