Gjendet i pajetë në banesë 50-vjeçari, dyshimet e para

Një 50-vjeçar u gjet në banesën e tij në Devoll pa shenja jete. Gazetarja Lorena Kodra raporton për Arena e Lajmit se viktima N.Sh u gjet i pajetë rreth orës 08:00 të mëngjesit të së shtunës, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi zyrtar

Devoll/Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:00, në Devoll, në banesë, është gjetur i pajetë shtetasi N. Sh., rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të humbjes së jetës.

Arena e Lajmit

Gjendet i pajetë në banesë 50-vjeçari, dyshimet e para

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook