Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga blutë e Fierit.
Sipas komunikatës, A.R., 32 vjeç, banues në Mbrostar rezulton i dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Fierit për veprën penale të përndjekjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, thotë policia,
Njoftimi i policisë;
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Fier ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim A. R., 32 vjeç, banues në Mbrostar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim për veprën penale “Përndjekja”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.