“Lehtësisht e verifikueshme, nga ajri dhe toka”/ Denoncimi i PD për mbetjet, Muçollari: Ja kush është ndërmjetësi i trafikut të lëndëve toksike

Grigels Muçollari, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, ka reaguar në lidhje me skandalin e eksportit të mbetjeve toksike nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës.

Në një postim në Facebook, Muçollari ka akuzuar qeverinë si ndërmjetësin kryesor të këtij trafiku, duke përmendur të gjitha hallkat e saj: doganën, kapiteninë, kreun e portit dhe ministrin e Mjedisit.

Reagimi i plotë:

Ndërmjetësi njihet, është qeveria!
Jim Puckett êshtë një nga emrat më prezentë në mediat tona këto ditë. Ai është nga më të shqetësuarit dhe ndoshta i pari qê ka sinjalizuar trafikun e mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Durrësit.
Në intervisten e fundit dhënë për Birn, një nga momentet ku drejtori i ‘Basel Action Network’ vendos theksin është se autoritetet, pra drejtësia, duhet të idetifikojë se kush është gjeneruesi i ketyre mbetjeve, dhe kush është ndërmjetësi në trafik.
Ndersa ka ende debate se kush është gjeneruesi, pasi institucionet tona të kapura gafil kanë nxjerrë variante e alibi të ndryshme, është krejt e qartë, në driten e diellit se cili është ndermjetësi.
Ndërmjetësi është qeveria shqiptare.
Ndërmjetësi i trafikut është qeveria, permes gjithê hallkave të saj; doganat, kapiteneria, drejtuesi i Portit, Ministrja e Mjedisit.
Kjo lehtësisht e verifikueshme nga ajri dhe nga toka.
Foto janë publikuar në media të sasisë së mbetjeve që presin në kalaten lindore të portit, për t’u transportuar. Ku janë këto që i paskan shpetuar syrit vigjilent të qeverisë që di çdo gjë për gjithkend?
Krejt ngjitur me projektin e Durrês Marina, të Alabarit, me të cilin kryeministri mburret tash sa vite.
Dhe sigurisht, pagezuesi i këtij plani, shefi i qeverisë, nuk i do ato pirgje të shemtuara e të rrezikshme aty afër. Me siguri ka dhënë urdhêr për largimin e tyre.
Për lehtësimin e aktivitetit ka menduar Ministrja Kumbaro, e cila ka firmosur liçensen për kompaninë që bente transportin.
Kur u pyet ditet e para të skandalit kjo Ministri, beri të padituren, reagoi sikur nuk kishte asnjë lidhje me çfarë kishte ndodhur.
Po teksa Edi Rama ka instaluar një sistem ku pergjon kundershtarin, ku për çdo banor ka një patronazhist, nuk e di ai që dergoi satelitet shqiptarë në qiej, çfarë ndodh në Durrës?
Çfarë ndodh me tonetala mbetje të rrezikshme?
Qeveria dhe Kryeministri e dinë shumë mirë. Ata janë jo vetëm të perfshirë, por janê vetë ndermjetësi.
Një nga pyerjet që ngre Puckett, e ka pêrgjigjen gati. Çeshtja është se kush do ta vendosê pêrpara përgjegjêsisë ndërmjetësin?
Kush do ta hetojë gjithë zinxhirin, dinjitarët që kanë nga një dorë aty? Kush do ta therrasë e komunikojë akuzen për Gazhelin, Vengun, Kumbaron?
Prokuroria e Durrësit vallë?!
Kjo është ana tjetër e errët e skandalit të trafikut nderkombëtar të mbetjeve. Që është mungesa e drejtësisë dhe imuniteti që ka qeveria para ligjit.
Asnjë hetues e prokuror nuk shkon dot tek bosi i madh e këtë e kanë vertetuar deri më tani skandalet e korrupsionit si ato të inceneratorëve dhe të aferes 5D.

Arena e Lajmit

“Lehtësisht e verifikueshme, nga ajri dhe toka”/ Denoncimi i PD për mbetjet, Muçollari: Ja kush është ndërmjetësi i trafikut të lëndëve toksike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook