“Më morën peng maskat”, plagoset me armë shqiptari në Kretë/ Zbardhen detajet

Një 40-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur nga kalimtarë të rastit në orët e para të mëngjesit në Irakleo të Kretës.

Me një plagë arme zjarri në këmbë, shqiptari është transportuar në spitalin Pagni të Kretës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht policia greke dyshoi se ngjarja kishte lidhje me një konflikt për motive të dobëta të ndodhur në një klub nate në zonën e Agiou Kostantinou në Irakleo. Por dëshmia e të plagosurit e ka mbuluar ngjarjen me mister.

Ai ka rrëfyer se ka qenë duke parkuar automjetin pranë banesës, kur persona të maskuar e kanë rrëmbyer dhe pasi e kanë çuar në një vend tjetër, e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë dhe e kanë braktisur.

40-vjeçari shprehet se nuk ka arritur të identifikojë asnjë nga autorët, ndërkohë sipas policisë ai rezulton të ketë pasur kërcënime të mëparshme.

Arena e Lajmit

“Më morën peng maskat”, plagoset me armë shqiptari në Kretë/ Zbardhen detajet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook