Në zonën e “Astirit” në Tiranë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite rreth orës 18:45, kur një 34-vjeçar është plagosur me thikë për motive të dobëta.
Policia e Komisariatit Nr. 6 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” janë angazhuar menjëherë pas marrjes së njoftimit për të kapur autorin e dyshuar.
Shtetasi D.K., 25 vjeç, banues në Tiranë, është identifikuar dhe arrestuar nga forcat e rendit. Ai është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
I plagosuri, A.H., 34 vjeç, është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve. Hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim nga grupi hetimor.