PSG “shpërthyes” pa Kylian Mbappe, 10 gola në 2 ndeshje

Largimi i Mbappe u përjetua si një dramë nga tifozët e PSG, por jo nga trajneri Luis Enrique, i cili prej kohësh po përgatiste ekipin të luante pa yllin francez. Kampionët në fuqi, jo vetëm që nuk zhgënjejnë pa “gjelin” më të famshëm, por janë “shpërthyes” në këtë fillim sezoni, 2 ndeshje 10 gola të shënuar, vetëm një i pësuar.

PSG triumfoi me rezultatin e thellë 6-0 përballë Montpellier në një ndeshje ku kishin gjithçka nën kontroll ku gjetën golin e avantazhit me Barcola që në minutën e 4-të. Në të 20-ën ishte Asensio që dyfishoi shifrat.

Historia nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, me Barcola që bëri të njëjtën gjë që në fillim duke realizuar golin e tretë për PSG dhe të dytin personal pas një assiste të pastër nga Dembele. Pesë minuta më vonë, në të 58-ën ishte Hakimi që dërgoi topin në rrjetë me një goditje fluturimi në shtyllën e dytë.

Parisi nuk e uli ritmin për asnjë moment, pasi në aksionin pasues, Zaire-Emery me një veprim shumë të bukur realizoi golin e pestë. Për të kompletuar mbrëmjen perfekte mendoi Lee Kang që sigloi shifrat përfundimtare në 6-0.

()

Arena e Lajmit

PSG “shpërthyes” pa Kylian Mbappe, 10 gola në 2 ndeshje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook