VIDEO+ FOTO/ Zbulohen predha luftarake në Mat, u gjetën nga banorët në…

Disa predha luftarake të paplasura janë pikasur në vendin e quajtur Fusha e Shkrirjes në fshatin Komsi të Bashkisë së Matit, raporton për Arena e Lajmit, gazetari Enver Doçi.

Predhat janë gjetur në një vend të hapur, ndërsa janë pikasur nga banorë të zonës të cilët kanë qenë në mal.

Ato janë kontastuar rastësisht por zona njihet si e ndotur për shkak se aty dikur bëhej demontimi i municioneve luftarake që ndodheshin në repartin ushtarak i cili ndodhet në vendin e quajtur “Pylli i Kadiut”.

Prania e municioneve është rrezik për banorët e zonës të cilët e aksesojnë malin me bagëti apo për të mbledhur bimë medicinale.

Arena e Lajmit

VIDEO+ FOTO/ Zbulohen predha luftarake në Mat, u gjetën nga banorët në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook