Historiku i Forcave të Armatosura, pjesë e Arkivit Qendror Shtetëror, ministri Vengu vizitë në Arkivin Qendror të FA

Mijëra materiale që i përkasin Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura do të jenë pjesë e Arkivit Qendror të Shtetit. Puna tashmë ka nisur dhe pritet të përfundojë deri në 1 janar 2025. Ministri i Mbrojtjes z.Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit Qendror të Shtetit z.Ardit Bido vizituan mjediset e Arkivit të FA, ku u njohën nga afër me proceset e punës dhe sfidat e transformimit digjital të Arkivit Qendror të FA.

“Deri më 1 janar 2025, Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura do të integrohet në Arkivin Qendror Shtetëror, për t’iu nënshtruar transformimit me synim aksesueshmërinë, digjitalizimin dhe hapjen më të gjerë për studiuesit dhe ekspertët e çështjeve të sigurisë. 📝🔍💻
Fondet e Arkivit Qëndror të Forcave të Armatosura tregojnë më së miri se si përpjekja për të krijuar, forcuar dhe mirëmbajtur Forcat e Armatosura ka qenë një sfidë që ka shoqëruar të gjitha fazat e shtetndërtimit tonë. Ky arkiv është pasuruar ndër dekada nga disa fonde të rëndësishme dhe vijon e pasurohet dita-ditës.

Qeveria shqiptare do të financojë ndërtimin e një godine të dedikuar për këtë pasuri të çmuar kombëtare pranë kompleksit arkivor me kushte bashkëkohore për 100 vitet që vijnë, ndërsa vijon puna me përpunimin e disa kilometrave linear materiale arkivore ende të patrajtuara nga fondet ekzistuese. Për këtë qëllim, bashkë me drejtorin e Arkivit Qëndror të Shtetit Ardit Bido u njohem nga afër me proceset e punës dhe sfidat e transformimit digjital të AQFA”, shkruan ministri në një postim në rrjetet spociale ku ka ndarë edhe pamje nga vizita.

Arena e Lajmit

Historiku i Forcave të Armatosura, pjesë e Arkivit Qendror Shtetëror, ministri Vengu vizitë në Arkivin Qendror të FA

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook