Ndaj korçarëve për të bërë kthesën, ja dilemat e formacionit për Abilaliajn

Partizani vijon me ritëm të lartë përgatitjet për ndeshjen e së dielës në orën 20:00 kundër Skënderbeut në “Arenën e Demave”, e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Një tjetër disfatë do të komplikonte shumë atmosferën në klubin e kuq, që për më tepër pret edhe trajnerin e ri. Sa i përket dëmtimeve, Taipi është i vetmi lojtar në dyshim për këtë ndeshje të radhës. Mesfushori vijon rikuperimin e një dëmtimi muskulor, i pësuar në ndeshjet e Europës.

E konfirmuar është mungesa e Vangjel Zguros, i pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë në sfidën e parë. Të rikthyer janë tashmë Preka dhe Hadroj. Në këtë ndeshje trajneri Abilaliaj pritet të jetë i detyruar të bëjë ndryshime në formacionin e ekipit të kuq.

Në mbrojtje Buxhelaj pritet në vend të Zguros, teksa në stol pritet të kthehet Janjeva dhe në vend të tij Preka, i rikuperuar nga dëmtimi. Krah Prekës pritet Sembene, teksa sërish nga stoli do ta nisë Bytyçi, i cili duket se është lënë në plan të dytë në këtë start të Superiores. Në mesfushë pritet që vendin e Maget ta zërë Ismaili. Sulmi nuk pritet të ndryshojë.

Arena e Lajmit

Ndaj korçarëve për të bërë kthesën, ja dilemat e formacionit për Abilaliajn

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook