Aksident në Elbasan-Peqin/ Dy automjete përplasen me kamionin, plagoset një shofer

Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Si pasojë e aksidentit të rëndë, një person ka mbetur i lënduar.

Policia bën me dije se dy automjete dhe një kamion janë përplasur me njëri-tjetrin. I plagosuri është shoferi i një prej automjeteve. Ai është dërguar për kurim në spital.

“Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, janë përplasur automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin L. H., kamioni me drejtues shtetasin A. K., dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. P..

Aksident Ne Elbasan
Aksident Ne Elbasan

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Aksident në Elbasan-Peqin/ Dy automjete përplasen me kamionin, plagoset një shofer

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook