Akuzohet se eksportoi 800 ton mbetje në Tajlandë/ Kurum pranon se ka ndërprerë punën në uzinë: Jemi në vështirësi financiare, punëtorët do i paguajmë 3 muaj

Kurum ka reaguar ndaj raportimeve të fundit për mbylljen e fabrikave dhe largimin e punëtorëve të saj. Në një njoftim për shtyp, kompania ka sqaruar situatën dhe arsyet e ndërprerjes së prodhimit.

Sipas deklaratës zyrtare, Kurum nuk ka realizuar ndonjë largim kolektiv të punëtorëve deri më tani. Megjithatë Kurum shprehet se është e vërtetë që fabrikat e prodhimit të çelikut dhe përpunimit në Ish-Kombinatin Metalurgjik Elbasan kanë ndalur prodhimin që nga data 1 gusht dhe 15 gusht, përkatësisht. Kjo ndërprerje, sipas kompanisë, nuk ka lidhje me raportet për eksportin e sasive të pretenduara si mbetje të rrezikshme.

Kurum shprehet po ashtu se ka filluar negociatat me sindikatën dhe ka iniciuar procedura ligjore për një numër të caktuar punonjësish. Kompania u ka ofruar këtyre punëtorëve mundësinë e largimit nga puna pas 3 muajve, duke shlyer të gjitha detyrimet dhe duke ofruar pagesën e shpërblimit të vjetërsi në përputhje me ligjin, me opsionin e rikthimit në rastin e rifillimit të prodhimit.

Në një tjetër pjesë të deklaratës, Kurum thekson se është duke kryer remontet e nevojshme dhe investimet për modernizimin e mëtejshëm të linjave të prodhimit, në përpjekje për të rritur konkurrencën dhe efikasitetin në tregun rajonal. Kompania shpreson të rifillojë prodhimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Kurum International thekson se me vështirësitë që përfshijnë krizën energjetike dhe rënien e çmimeve globale, kompania vazhdon të mbajë standardet e larta  për prodhimin e çelikut.

Deklarata e plotë:

Shoqeria Kurum International, ne lidhje me lajmet per mbylljen e fabrikave dhe largimin nga puna te punetoreve te saj, ju ben me dije si me poshte:

Shoqeria Kurum International, deri me daten 26.08.2024, nuk ka bere asnje largim kolektiv nga puna te punonjesve te saj. Eshte e vertete qe fabrikat e prodhimit te celikut dhe petezimit ne Ish kombinatin metalurgjik Elbasan, kane nderprere prodhimin qe prej dates 1 gusht dhe 15 gusht respektivisht, por ky fakt nuk ka asnje lidhje me njoftimet ne media per eksportin e sasive te pretenduara si mbetje te rrezikshme nga nje kompani shqiptare, dhe as me sulmet mediatike ndaj shoqerise sone, si dhe fushaten denigruese te bere ne media deri me tani.

Shoqeria, duke parashikuar nje perkeqesim te situates ekonomike gjate muajve ne vijim, ka vendosur ne fillim te muajit gusht, te filloje negociatat me sindikaten dhe procedure ligjore per nje numer te caktuar punonjesish, duke u ofruar atyre  alternativen e largimit nga puna pas 3 muajve kundrejt shlyerjes se te gjitha detyrimeve dhe pageses se shperblimit te vjetersise ne pune sipas ligjit, me opsionin gjithmone te rikthimit ne rastin me te pare te rifillimit te punes ne fabrika.

Kjo mase paraprake nuk cenon te drejtat e punetoreve, te cilet po paguhen edhe pse nuk paraqiten ne pune, sigurimet shoqerore dhe detyrimet e tjera ligjore jane paguar dhe do te paguhen sipas ligjeve ne fuqi. Shoqeria eshte ne negociim me sindikaten e punonjesve per te arritur nje marreveshje sa me te mire per te gjitha palet.

Te gjitha aludimet e tjera, per mendimin tone, nuk qendrojne dhe jane te paverteta.

Nderkohe shoqeria po ben remontet e duhura me punetoret qe jane aktualisht dhe mbeten ne pune, per te perfunduar investimet e nisura per modernizimin e metejshem te linjave te prodhimit, per te qene sa me konkurrues dhe eficente ne tregun rajonal, dhe shpreson te rifilloje procesin e prodhimit ne nje kohe sa me te afert.

Shoqeria jone, eshte e fokusuar ne misionin e saj per te sjelle vlere te shtuar ne ekonomine shqiptare prej me shume se 25 vitesh, duke prodhuar dhe tregtuar pavaresisht veshtiresive te panumerta te industrise dhe tregut shqiptar, celikun shqiptar, marken Kurum, per ate qe me mund e sakfricat e me shume se 700 punetoreve kemi arritur te jemi lider ne vend dhe ne rajon, duke qene prodhuesi me i madh industrial ne vend, si dhe prej vitesh eksportuesi me i madh ne vend.

Celiku Kurum, ploteson te gjitha standartet europiane dhe boterore, per me teper, ploteson kushtet per t’u konsiduar si celik i gjelber, prodhohet me riciklim te metaleve, me energji te gjelber  te prodhuar nga HEC tona, dhe ne nje proces teknologjik te permiresuar dhe modernizuar ne vijueshmeri gjate ketyre viteve, per te eksportuar marken shqiptare ne rajon e ne bote.

Megjithate, si pasoje e faktoreve nderkombetare, situates ekonomike globale ne teresi, dhe situates se industrise se rende dhe industrise se celikut ne vecanti, ne dy vitet e fundit, pas fillimit te krizes energjitike ne Europe, fabrikat tona kane vuajtur kete situate, duke nderprere here pas here ne dy vitet e fundit prodhimin, dhe duke mos patur vijueshmeri gjate vitti.

Gjate gjysmes se dyte te vitit 2023 dhe vecanerisht ne 6 mujorin e pare te vitit 2024, industria e rende dhe e metaleve ne pergjithesi, dhe ajo e prodhimit te celiqeve per ndertim ne vecanti, vuajten faktoret perkeqesues ekonomike globale, nder te cilat frenimi i kerkeses per investime dhe ngadalesimi i rritjes ekonomike si pasoje e interesave te larta financiare, rritja e kostove nga periudha e gjate inflacioniste post-pandemike, dhe veshtiresite ne gjetjen e lendeve te para, cmimet e larta te energjise elektrike etj.

Cmimet globale te celikut, pas rritjes se konsiderueshme gjate viteve 2021-2022 (lufta Rusi-Ukraine dhe kriza energjitike), kane vijuar te kene renie graduale me gati 29 % brenda vitit 2023 deri ne 6mujorin e pare et vitit 2024. Ne 3 mujorin e fundit, faktori KINE, ka ndikuar serish ne renien e menjehereshme dhe te konsiderueshme te cmimeve me 10-15 % me tej, duke arritur nen nivelin e cmimeve te kohes para pandemike, konkretisht nen 460-470 usd/ton.

Ritheksojme edhe nje here qe Shoqeria po ben remontet e duhura per te perfunduar investimet e nisura per modernizimin e metejshem te linjave te prodhimit, per te qene sa me konkurrues dhe eficente dhe shpresojme  te rifillojme procesin e prodhimit ne nje kohe sa me te afert.

Arena e Lajmit

Akuzohet se eksportoi 800 ton mbetje në Tajlandë/ Kurum pranon se ka ndërprerë punën në uzinë: Jemi në vështirësi financiare, punëtorët do i paguajmë 3 muaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook