“Anëtarësimi në BE, prioriteti ynë strategjik”, ministri Hasani konferencë me Tanja Fajon: Sllovenia, avokate e fuqishme për perspektivën evropiane të rajonit

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, po mban një konferencë të përbashkët me homologen e tij sllovene Tanja Fajon.

Ai u shpreh se Fajon është mikeshë e Shqipërisë dhe përkrahëse e integrimit tonë në Bashkimin Europian.

“Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave për anëtarësimin në Union dhe përparim të vazhdueshëm në Reformën e Drejtësisë dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Qeveria shqiptare është e vendosur të përmbushë standardet e larta për anëtarësim”, u shpreh ai.

Kryediplomati shqiptar shtoi se Sllovenia është një avokate e fuqishme për perspektivën evropiane dhe të Shqipërisë dhe rajonit

“Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti ynë strategjik”, tha Hasani.

 

Arena e Lajmit

“Anëtarësimi në BE, prioriteti ynë strategjik”, ministri Hasani konferencë me Tanja Fajon: Sllovenia, avokate e fuqishme për perspektivën evropiane të rajonit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook