Deklaroi mbylljen duke lënë në mes të rrugës 500 punonjës, Inspektoratit Shtetëror i Punës zbarkon në zyrat e Kurum-it

Inspektoratit Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po monitoron  zhvillimet në Kompaninë turke Kurum International  e cila  jo zyrtarisht deklaroi para pak ditësh se puna në Uzinën e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se 1 jave.

Shkak i ndërprerjes sipas kompanisë është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që  kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë.

Kompania turke pretendon se janë lajmëruar punonjësit dhe se është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës.

Me mbylljen e aktivitetit rezulton se të paktën 500 punonjës mbeten pa punë. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet, dhe i gjithë aparati shtetëror po hetojnë çështjen pasi kompania bëri lëvizjen e papritur duke mbyllur dyert për 500 punëtorë dhe duke pezulluar aktivitetin prodhues.

Aktualisht në këtë kompani vijon punën vetëm sektori i shitjes. Të mbyllura janë Uzina e Çelikut dhe Petëzimit. Punëtorëve u është premtuar vijimi i pagesës deri në Tetor 2024.

Një grup Prokurororësh dhe oficerë të krimit ekonomik kanë zbarkuar në zyrat e Kompanisë turke ku kanë bllokuar të dokumentacionin dhe arkivat e saj.

 

Arena e Lajmit

Deklaroi mbylljen duke lënë në mes të rrugës 500 punonjës, Inspektoratit Shtetëror i Punës zbarkon në zyrat e Kurum-it

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook