Gjenden disa predha luftarake në pikën e skrapit të Kurum International sha

Paraditen e sotme në pikën e grumbullimit të skrapit të kompanisë turke Kurum International sha janë gjetur disa predha luftarake të pashpërthyera, raporton për Arena e Lajmit, gazetari Fatmir Popja.

Fatmirësisht nuk ka patur incidente me punonjësit e skrapit gjatë procesit të punës që kryhet nga ana e tyre në pikën e grumbullimit.

Predhat janë pikasur rastësisht nga punëtorët gjatë punës, të cilët kanë njoftuar menjëherë strukturat shtetërore.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe emergjencave civile.

Ende nuk ka të dhëna për numrin e predhave luftarake të gjetura në pikën e skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit, ndërsa po procedohet për demontimin e tyre nga xhenierët dhe po hetohet për të zbuluar burimin se nga ardhën aty.

Prania e municioneve dhe predhave në pikat e skrapit është rrezik potencial për jetën e punëtorëve dhe jo të pakta kanë qenë rastet e incidenteve me pasoja për jetën e tyre.

Arena e Lajmit

Gjenden disa predha luftarake në pikën e skrapit të Kurum International sha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook