I dënuar për vrasje në ’97-ën, kush është 46-vjeçari i shënjestruar nga atentatorët në Berat

Një atentat u krye sot në Berat ndaj 46-vjeçarit Altin Halili, i cili është një individ me precedentë të mëparshëm kriminalë. Halili, i dënuar më parë për vrasje, ishte në qendër të sulmit kur automjeti i tij u qëllua me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në orët e pasdites, kur automjeti i Halilit, qëndronte në rrugën e fshatit Dyshnik. Fatmirësisht, 46-vjeçari i shpëtoi atentatit pa pësuar dëmtime.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, të cilat nisën një kërkim të gjerë për të identifikuar dhe kapur autorët e sulmit.

Altin Halili ka qenë i dënuar për vrasje në vitin 1997, kur ai vrau Sokol Kaloshin në Rremas të Lushnjes. Halili u lirua nga burgu në vitin 2010 pas përfundimit të dënimit të tij.

Aktualisht, policia është angazhuar në hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të gjetur autorët e atentatit. Ata janë në kërkim të pista që mund të çojnë në kapjen e personave të dyshuar.

Arena e Lajmit

I dënuar për vrasje në ’97-ën, kush është 46-vjeçari i shënjestruar nga atentatorët në Berat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook