Kanosën konkurentin me armë pneumatike, procedohen penalisht babë e bir

Babë e bir u proceduan penalisht nga Policia e Shkodrës pasi dyshohet se kanë kërcënuar me armë pneumatike një konkurentin e tyre në fushën e transportit të turistëve me varka në lumin e Shalës.

Gazetari Senad Nikshiqi, referuar burimeve zyrtare nga policia, bëri të ditur për Arena e Lajmit procedimin penal të shtetasve K.N dhe R.N, përkatësisht 55 dhe 24 vjeç.

“Pas administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 58-vjeçari, se ishte kanosur me armë pneumatike, nga 2 shtetas, për motive konkurrence në fushën e transportit me varka të turistëve nga/për te lumi i Shalës, Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, për autorët e dyshuar të rastit, shtetasit K. N., 55 vjeç dhe R. N., 24 vjeç, babë e bir.

Nga kontrollet në banesën e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën pneumatike me të cilën dyshohet se u krye kanosja dhe 1 mjet prerës (thikë), që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia

Arena e Lajmit

Kanosën konkurentin me armë pneumatike, procedohen penalisht babë e bir

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook