“Konferenca e Ambasadorëve Diplo 2024”/ Ministri Hasani: Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm do të energjizojë diplomacinë. Mediokrët dhe të paaftët…

Po mbahet sot në Tiranë “Konferenca e Ambasadorëve Diplo 2024”.

Në fjalën e tij hapëse, ministri Igli Hasani u shpreh se politika e jashtme shqiptare ka njohur vitet e fundit arritje të panjohura më parë.

“Këto arritje kanë forcuar imazhin e vendit dhe e kanë bërë diplomacinë më pro aktive. Konferenca është një instrument efektiv se çfarë duhet bërë më shumë dhe më mirë në vijim. Nuk duhet ta ulim ritmin e punës, nuk duhet të ngecim në vend”, u shpreh ai.

Hasani foli edhe në lidhje me ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, për të cilin tha se do t’i shërbejë frymës së re e dinamikës jashtë e brenda vendit si dhe synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë.

“Ligji i ri nuk do të jetë streha e të paaftëve e mediokreve, por atyre që e duan këtë profesion. Do të hapë dyert e shërbimit të jashtëm për këdo shqiptar që bashkëpunon me organizatat”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

“Konferenca e Ambasadorëve Diplo 2024”/ Ministri Hasani: Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm do të energjizojë diplomacinë. Mediokrët dhe të paaftët…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook