Mori tokë me qira dhe tentoi ta pastrojë, zjarri del jashtë kontrollit/ E pëson 37-vjeçari në Gjirokastër

Një 37-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka  rezultuar se është autor i një zjarri në fshatin Topullaraj.

Sipas hetimeve ka rezultuar se i riu ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Gropat”, mbi fshatin Topullaraj, me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 2 hektarë tokë, me bimësi të ndryshme.

Hetimet vijojnë tashmë pranë prokurorisë.

Njoftimi i policisë: 

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër/ Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Topullaraj.

Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. G., 37 vjeç, banues në fshatin Valare.

37-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e djeshme, ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Gropat”, mbi fshatin Topullaraj, me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira. Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 2 hektarë tokë, me bimësi të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Arena e Lajmit

Mori tokë me qira dhe tentoi ta pastrojë, zjarri del jashtë kontrollit/ E pëson 37-vjeçari në Gjirokastër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook