Nga stadiumi në komisariat/ Kundërshtuan policinë, shoqërohen pesë tifozë në Shkodër

Pesë tifozë janë shoqëruar në Komisariatin e Shkodrës pas ndeshjes së luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia- Tirana.

Policia bën me dije se pas shënimit të golit, tifozët e ekipit të Tiranës, hodhën në fushë lëndë piroteknike.

Në momentin që shërbimet e Policisë do shoqëronin personat e dyshuar, janë kundërshtuar me dhunë nga disa tifozë.

Shkodër/Informacion paraprak.
Rreth orës 20:30, të datës 25.08.2024, në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër, ku zhvillohej ndeshja e futbollit e kategorisë superiore ndërmjet ekipeve “Vllaznia- Tirana”, pas shënimit të golit, tifozët e ekipit të Tiranës, hodhën në fushë lëndë piroteknike.
Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë duke identifikuar personat që hodhën lëndët piroteknike në fushë.
Në momentin që shërbimet e Policisë do shoqëronin personat e dyshuar, janë kundërshtuar me dhunë nga disa tifozë.
Policia ka zbatuar procedurat standarde të punës për shoqërimin në Komisariat të pesë personave, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Arena e Lajmit

Nga stadiumi në komisariat/ Kundërshtuan policinë, shoqërohen pesë tifozë në Shkodër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook