Reshjet e shiut dhe era e fortë, Policia apel për kujdes: Moderoni shpejtësinë e mjeteve, aktivizoni sistemet e shikueshmërisë përpara

Policia e Shtetit ka bërë apel ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve, pas stuhisë që ka përfshirë një pjesë të mirë të vendit tonë.

Në njoftimin e policisë thuhet se drejtuesit e mjeteve duhet të moderojnë shpejtësinë e makinave. Po ashtu, në njoftim thuhet se duhet të aktivizohen dhe sistemet e shikueshmërisë përpara. Policia shprehet se do të jetë në terren për të ndihmuar e për të parandaluar ngjarjet në rrugë.

“APEL PËR KUJDES!⚠️

Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut 🌧️ dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore ⚠️, Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës 🚶‍♂️🚗, të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme 🚛 që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren 🚨🚓, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.

Telefononi 📞 112 për çdo shkelje 🚫 apo në rast nevoje në rrugë 🆘.

#ShmangiUdhetimetePanevojshme 🛣️

#QarkullonimeShpejtesiTeModeruar 🚗

#RespektoniRregullateQarkullimit ✅🚦”, njofton Policia.

Arena e Lajmit

Reshjet e shiut dhe era e fortë, Policia apel për kujdes: Moderoni shpejtësinë e mjeteve, aktivizoni sistemet e shikueshmërisë përpara

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook