‘’Shoqet e tavolinës nuk lëvizin fare..’’/ Ja momenti kur motrat Berisha sulmojnë Klea Prengën teksa ishte duke konsumuar ushqim…

Disa javë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në një lokal në Tiranë, ku dy motrat Berisha dhunuar shtetasen Klea Prenga, publikohen pamjet nga momenti kur e reja është dhunuar brutalisht. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar pamjet e momentit kur 2 motrat shkojnë drejt të resë dhe e godasin fillimisht me gotë dhe më tej janë përleshur.

Në pamje duket që vajzat e ulura në tavolinë me të renë, Klea Prenga nuk kanë ‘lëvizur’’ thuajse fare nga vendet e tyre për ti ardhur në ndihmë të resë. Siç shihet edhe nga video, janë disa djem të cilët vrapojnë me nxitim për të ndarë vajzat të cilat po ushtronin dhunë ndaj Prengës, teksa kjo e fundit përpiqet të mbrohet e vetme.

Kujtojmë që dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj rezultojnë ende në kërkim. Ngjarja u shënua më 6 gusht në një lokal tek Kodra e Diellit në Tiranë, ndërsa 24-vjeçarja Klea Prenga e bëri denoncimin dy ditë më pas.

Në një postim të saj në Instagram ajo akuzoi motrat Mariela dhe Antonela Berishaj, se janë autore të dhunës fizike të saj duke i thyer një shishe në fytyrë.

Shak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berishaj ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

 

Arena e Lajmit

‘’Shoqet e tavolinës nuk lëvizin fare..’’/ Ja momenti kur motrat Berisha sulmojnë Klea Prengën teksa ishte duke konsumuar ushqim…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook