Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë në News 24, ka komentuar Konferencën e Ambasadorëve të mbajtur në Tiranë.
Lubonja komentoi edhe deklaratën e Ramës në Konferencë, që tha se Shqipëria po përgatitet që në vitin 2030 të jetë pjesë e BE-së. Sipas tij, Rama vijon me politikën e fasadave. Për Lubonjën, shqiptarët duhet të marrin vetë në dorë fatet e tyre.
Fatos Lubonja: Edi Rama po përpiqet të ngatërrojë aparancën me realitetin. Ndërsa ne përjetojmë ferr, pasi na ka kapur krimi për fyti, aparanca është që Shqipëria shkon përpara. Rama vazhdon me politikën e fasadave. Ajo që duhet të ndodhë në Shqipëri është që të kemi disa standarde, të kemi gjykata të pavarura, shtet të së drejtës. Rama do të na shesë ferrin për parajsë. BE ka shërbyer si utopi, është si ideal që na tregon se nga ku duhet të ecim. Sot jemi në një narko-shtet. Shqipëria mund të rregullohet vetëm nga shqiptarët. Fatkeqësisht, shqiptarët po ikin dhe ua kanë lënë vendin në dorë këtyre pushtetarëve, që e kanë kthyer shtetin në privat.
(Arena e Lajmit)