Skandali i Kurum/ Hetimi pritet të zbardhë rrezikun e pluhrave të rrezikshëm në oxhaqet e kompanisë

Kompania turke Kurum International sha, e cila prej shumë vitesh kryen aktivitet industrial në zonën e ish Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, dyshohet se është origjina e qindra ton mbetjeve të rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.

Mbetjet e rrezikshme dyshohet se janë pluhur nga hiri i oxhaqekëve të uzinave të çelikut e petezimit, të ngjashme me ato që Kurum përdor prej gati një dekade, raporton për Arena e Lajmit gazetari Fatmir Popja.

Në ambientet e Kurum këtë të hënë kanë zbarkuar oficerët e Krimit Ekonomik dhe Prokurorisë së Durrësit, të cilët po shqyrtojnë dokumentacionin e kompanisë dhe arkivat e saj.

Pak ditë më pare kompania turke mbylli dy sektorët prodhues, çelikun dhe petëzimin duke lënë në rrugë 500 punonjës.

Përballë kësaj situate edhe sindikata hesht, ndërkohë Inspektoriati i Punës është në ndjekje të situatës dhe bën me dije se aktualisht punonjësit e Kurum janë të paangazhuar me punë, por trajtohen financiarisht, ndërsa subjekti nuk ka bërë asnjë kërkesë në QKB për pezullim apo ndërprerje të aktivitetit.

Egliver Laloshi, përgjegjës i Sektorit të Inspektimit, Inspektoriati i Punës Elbasan, ka sqaruar se po monitorohen zhvillimet e fundit në kompaninë turke Kurum.

Organet hetimore pritet të hedhin dritë mbi sasinë e pluhurave të rrezikshme të kapura në oxhaqet e Kurum cdo vit dhe destinacionin e tyre.

Nga të dhënat e mëhershme të publikuara nga vetë kompani vetëm në tre muaj në oxhaqet e kurum grumbullohen mbi 2500 ton pluhur.

Arena e Lajmit

Skandali i Kurum/ Hetimi pritet të zbardhë rrezikun e pluhrave të rrezikshëm në oxhaqet e kompanisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook