Bulqizë / Prindërit kërkojnë hapjen e shkollës “Hajrulla Tollja” në Strikçan

Ashtu si shumë shkolla të tjera në vendin tonë edhe shkolla 9-të vjeçare “Hajrulla Tollja në fshatin Strikçan të Bulqizës, nuk do t’i shpëtonte mbylljes për shkak të uljes së numrit të nxënësve.

Por prindërit kërkojnë rihapjen e saj të paktën për arsimin fillor. Ergest Smeli thotë se për klasën e parë është e pamundur të udhëtojë në Bulqizë apo në Godvi, pasi nuk rakordon orari i mbarimit të mësimit me klasat e tjera dhe detyrohen të qëndrojnë jashtë në ditë me shi apo ftohtë.

Ergesti shprehet se këtë vit ka shumë nxënës që hyjnë në klasën e parë nga fshati i tyre, ndaj duhet rihapur shkolla dhe të mos sorollaten në shkolla të tjera të largëta.

Për shkak se shkolla nuk përdoret prej dy vitesh, godinën e kanë mbuluar ferrat e barishtet, ndërsa nuk ka asnjë ndërhyrje nga pushteti vendor për ta vendosur në shërbim të arsimit për banorët e fshatit Strikçan.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Bulqizë / Prindërit kërkojnë hapjen e shkollës “Hajrulla Tollja” në Strikçan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook