“Made in Albania” drejt falimentit/ Eksporton rreth 60 % të prodhimit të bimëve mjekësore në SHBA, por…

Në falimentim marka shqiptare “Made in Albania”, e cila eksporton rreth 60% të prodhimit të bimëve mjekësore në SHBA. 1200 ton në stok, 600 ton ende pa korrur dhe miliona euro dëm për 4 mijë e 500 fermerë të Malësisë së Madhe.

Fermeri Gjovalin Kastrati është kthyer nga emigracioni 12 vite më parë. Ai së bashku me familjen e tij kanë nënshtetësi shqiptare dhe italiane. Për shkak të politikave lehtësuese të qeverisë së Partisë Demokratike, ku shqiptarët me banim jashtë mund të investonin në vendin e tyre, vendosën të rikthehen në vendlindje, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe.

“Unë u ktheva në bazë të një programi të caktuar. Fillova investimet me të gjitha kursimet e mia prej 15 vitesh të të gjithë familjes. Kam 75 ha toka të trashëguara brez pas brezi dhe mendova të investoj për mirëqënien e familjes sime në vendin e tij dhe të punësoj dikë për të ngrënë bukë. Vitin e parë dhe vitin e dytë shkoi shumë mirë nga ai moment gjithçka çdo ditë e më poshtë. Sidomos vitin që kaloi dhe këtë vit. Vetëm në kapanon janë 5 mijë e 800 thasë. Minimale 120 ton janë edhe 100 dynym pa u korrë”, tha Gjovalini, fermer i bimëve mjekësore.

“Kam punuar mbi 20 vite në Itali nuk ma ka marrë njeri një qindarkë, këtu punojmë prej kaq shumë viteve, i gjithë malli është përtokë dhe nuk dimë ccfarë rrugësh të marrim”, tha bashkëshortja e Gjovalinit.

Një tjetër fermer i bimëve mjekësore nuk sheh asnjë shpresë për investimet e tyre.

D6b6ce82 F93e 4c18 A639 5ff1a5e12dc5
D6b6ce82 F93e 4c18 A639 5ff1a5e12dc5

“Prodhimi i sivjetëm nuk është korrur ende pasi nuk kemi shpresë së do të shitet. Besoj se PD do t’i përfshijë këto shqetësime dhe probleme në programin e saj të ri”, tha ai.

Mungesa e subvencionit nga qeveria për naftën ishte një tjetër shqetësim 1mijë e 700 fermerëve të cilët kanë aplikuar për këtë lehtësi.

Për të vëzhguar situatën e rëndë të fermerëve të cilët kultivojnë bimë mjekësore sherebelë, timus etj, ishin Drejtuesi i Departametit të Bujqesisë në PD Gjokë Vuksani së bashku me Eduard Sharkën.

Sipas tyre, prodhimi i 2-3 viteve të fundit të rreth 6 mijë ha bime mjekësore ka mbetur stok nëpër magazina duke humbur në këtë mënyrë cilësinë e dhe falimentuar fermerët.

Vuksani theksoj se po shkatërrohet nje model i sukseshëm i ngritur me mbështetjen e programeve të Partisë Demokratike.

“Një model i krijuar prej 20 vitesh po prishet, po shkatërrohet një model dhe një eksperiencë e jashtëzakonshme si edhe shumë toka që janë mbjellur prej 2 dekadash. Nëse nuk e vjelë bimën mjekësore, nuk kujdesesh prej 1 viti ose 2, vitin tjetër degradohet dhe nuk ka më prodhim. Humbja është më e madhe. Po shkatërrohet i gjithë6 mijë ha tokë, mundi dhe djersa i 25 viteve në këtë vend”, tha drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë Gjok Vuksani.

859f7116 49ac 406d 8ea3 4c872cfda3d1
859f7116 49ac 406d 8ea3 4c872cfda3d1

Eduard Sharka theksoi se shteti është falsifikator i sherebelës së Malësisë së Madhe duke futur sherebelën e ardhur nga Turqia.

“Rënia e ccmimit nga 1 mijë e 600 në 700 është si pasojë e një krimi shtetëror. Të hyjë sherebela turke në Shqipëri, të çertifikohet si prodhim i Malësisë së Madhe dhe të eksportohet me ccmimin që shitet sherebela turke, sepse nuk ia hedh dot askujt pasi kanë laboratorë dhe kanë analiza.

Nuk mund t’ia shesësh sapunin për djath dhe si pasojë ka rënë edhe ccmimi jeni në këtë situatë. Ky është një krim shtetëror që është e pajustifikuar të ndodhë sepse janë institucionet shtetërore që bëjnë këtë falsifikim.

Pasojë e një tjetër krimi shtetëror është edhe rënia e kursit të euros që si të gjithë eksporteve edhe ju ju ka sjellë një dëm të jashtëzakonshëm sepse ti e shisje 1 euro dhe merrje 1 mijë e 400 lek dhe paguaje punëtorë dhe shpenzime që ke, kurse tani e shet 1 euro dhe merr 980 lek dhe të gjithë e dimë se kursin e euros e ka ulur paraja e krimit dhe e pistë”, tha Eduard Sharka, nga Departamenti i Bujqësisë në PD.

Në të gjithë Malësinë e madhe janë rreth 600 ton bimë mjekësore pa korrur.

Kjo kulturë zë rreth 28% të totalit të eksporteve agroushqimor.

Arena e Lajmit

“Made in Albania” drejt falimentit/ Eksporton rreth 60 % të prodhimit të bimëve mjekësore në SHBA, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook