Pamjet e sulmit të motrave Berisha qarkulluan kudo, reagon Klea Prenga

Klea Prenga, vajza që u sulmua brutalisht nga motrat, Antonela dhe Mariela Berisha ka reaguar për herë të parë, pas videos me pamjet nga dhuna, teksa ajo ishte e ulur në një lokal në Tiranë.

SHIKO KËTU:

Në një postim në Instagram, Prenga shkruan se ajo u sulmua teksa ishte duke ngrënë, ndërsa i etiketon dy motrat si “fundërrina, dhjakse”.

Ndër të tjera e reja shprehet se do të luftojë derisa drejtësia të shkojë në vend dhe motrat Berisha të mbajnë përgjegjësi për sulmin brutal.

“Të dashur miq, pamjet e sulmit të shpifur u shpërndan sot, ato tregojnë vetëm forcën time për të vazhduar përpara. Edhe pse e gjakosur nuk ndalova së mbrojturi veten time. Dhjakse fundurrina që godasin nga mbrapa një person që është duke ngrënë, harrojnë që ka një Zot atje lart që më mbron. Falenderoj Zotin për forcën që më dha dhe vazhdon të më japi. Unë nuk do të lejoj që dhuna të më mposhtë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, ajo më jep forcë të luftoj që drejtësia të shkoj në vendin e duhur. Faleminderit“, shkruan Prenga.

Shkak i sulmit fizik dyshohet një lidhje paralele e blogeres me partnerin e Mariela Berishës.

Dy automjetet që motrat Berisha përdorën natën e ngjarjes, janë sekuestruar nga Policia. Zyrtarisht sipas sistemit TIMS nuk rezulton se janë larguar jashtë vendit.

Me urdhër të prokurorit të çështjes është nxjerrë urdhër ndalim për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim. Për këtë vepër penale ato rrezikojnë burg deri në 10 vite heqje lirie.

Pamjet e sulmit të motrave Berisha qarkulluan kudo, reagon Klea Prenga

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook