Rama pret në kryeministri shefin e Qendrës së Panaireve të Berlinit: Kemi marrë ftesën për të qenë Vendi i Nderit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Kryeministria, ku ka pritur Mario Tobias, shefin e Qendrës së Panaireve të Berlinit si edhe Deborah Rothe, drejtuesja e ITB.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se në takim është diskutuar në lidhje me hapat e bashkëpunimit në funksion të edicionit të vitit të ardhshëm të panairit të turizmit ku Shqipëria, thekson kryeministri, ka marrë ftesën për të qenë Vendi i Nderit.

“Me Mario Tobias, bosin e Qendrës së Panaireve të Berlinit, ku mbahet edhe panairi më i madh në botë i turizmit “ITB Berlin”, si edhe me Deborah Rothe, drejtuesja e ITB, për të diskutuar hapat e bashkëpunimit në funksion të edicionit të vitit të ardhshëm të panairit të turizmit, ku Shqipëria ka marrë ftesën për të qenë Vendi i Nderit, duke fituar pozicionin qendror në panair dhe mbështetjen e ITB për promovimin e turizmit shqiptar në një zinxhir të tërë aktivitetesh që kulmojnë në mars 2025 në shfaqjen e madhe të Berlinit; një vlerësim i paimagjinueshëm deri disa vite më parë dhe një promovim i jashtëzakonshëm global për #ShqipërinëTuristike”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Arena e Lajmit

Rama pret në kryeministri shefin e Qendrës së Panaireve të Berlinit: Kemi marrë ftesën për të qenë Vendi i Nderit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook