Raporti i ISP, Vasili: Deputetët e Partisë së Lirisë kanë treguesin më të lartë të efikasitetit të përfaqësimit në Kuvend

Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë, është shprehur në Facebook se deputetët e PL-së kanë arritur treguesin më të lartë të efikasitetit në përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2024.

Sipas Vasilit, raporti i fundit i Institutit të Studimeve Politike (ISP) ka nxjerrë në pah këtë sukses të regjistruar nga ana e Partisë së Lirisë.

Ai ka theksuar se ISP është i vetmi organizëm që monitoron Kuvendin me profesionalizëm dhe objektivitet dhe ka kontribuar në nxjerrjen në dritë të çështjeve kritike që ndërlikojnë funksionimin e tij.

Postimi i plotë:

Referuar gjetjeve te Raportit 2024 te ISP deputetet e Partise se Lirise kane treguesin me te larte te efikasitetit se perfaqesimit ne Kuvend sipas partive politike.
Istituti i Studimeve Politike i vetmi, qe monitoron profesionalisht dhe objektivisht Kuvendin e Shqiperise ka nxjerre Raportin per vitin 2024.
ISP eshte i vetmi organizem jo qeveritar, qe ka nxitur debate tepër serioze dhe thellesisht objektive per ceshtje shume te rendesishme qe kane afektuar funksionimin te Kuvendit te Shqiperise dhe ka drejtuar gishtin ndaj praktikave te demshme gjate funksionimit te tij.

 

Arena e Lajmit

Raporti i ISP, Vasili: Deputetët e Partisë së Lirisë kanë treguesin më të lartë të efikasitetit të përfaqësimit në Kuvend

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook