Sherri në masiv në Palasë, publikohen pamjet/ Ja se çfarë ndodhi mes…

Një sherr masiv raportohet të ketë ndodhur në Palasë një ditë më parë, ndërsa Policia ka shpallur në kërkim dy persona, një nga Tirana dhe tjetri nga Durrësi.

Nga video e siguruar nga gazetari Igli Çelmeta për Arena e Lajmit shihet një grup personash që përfshihen në një përplasje të dhunshme, nga e cila ka mbetur i plagosur me sende të forta një 42-vjeçar.

Nga pamjet dallohen një grup personash, në një prej lokaleve të zonës, që shkëmbejnë breshëri grushtash e shkelmash, por pa lënë mënjanë as përdorimin e mjeteve rrethanore.

Gjithashtu Prokuroria po heton për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në sherr, ndërsa nuk dihen ende motivet që kanë shtyrë të rinjtë të përfshihen në këtë konflikt.

Arena e Lajmit

Sherri në masiv në Palasë, publikohen pamjet/ Ja se çfarë ndodhi mes…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook