Shqipëria i rikthehet prodhimit të municioneve, ministri Vengu vizitë në Uzinën Mekanike në Gramsh

Modernizimi i Forcave të Armatosura, zgjerimi i kapaciteteve dhe zhvillimi i Industrisë Ushtarake janë ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Ka nisur puna për projektin që rikthen në qendër rëndese Industrinë Ushtarake me rikthimin në jetë të disa prej uzinave të lidhura ngushtë me zinxhirin e prodhimit të mallrave ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektoi nga afër Uzinën Mekanike në Gramsh, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes Dorian Tola dhe kryetari i bashkisë Besion Ajazi, për të vlerësuar personalisht gjendjen aktuale dhe avantazhet që kjo uzinë siguron, si në aspektin e kapaciteteve njerëzore, ashtu dhe ato infrastrukturore. Dikur uzina ishte burimi kryesor i furnizimit të ushtrisë me armë të prodhuara në vend, ndërsa pas viteve ‘90 aktiviteti i saj erdhi duke u reduktuar duke u fokusuar në procesin e demilitarizimit të armëve të vogla.

Në fokusin e Ministrisë së Mbrojtjes është edhe Kombinati Mekanik në Poliçan, aktualisht jashtë funksionit, por dikur një aset i çmuar i Industrisë Ushtarake për shkak të historisë, pozicionit strategjik dhe infrastrukturës së favorshme. Poliçani do të jetë pjesë e strategjisë së qeverisë shqiptare për jetësimin e industrisë së mbrojtjes për të tërhequr investime të rëndësishme nga sektori privat, të cilat mund ta rikthejnë atë në një aset të rëndësishëm për mbështetjen e Forcave të Armatosura dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese për qëllime ushtarake dhe civile.

Rizgjimi i fabrikave dhe uzinave parashikohet të bëhet me një formulë të re menaxhimi nëpërmjet një shoqërie tregtare shtetërore, që do të drejtojë procesin e ringritjes së Industrisë së Mbrojtjes. Shoqëria do të marrë në zotërim aktivet e ndërmarrjeve shtetërore, ndërsa fuqia punëtore aktuale do të vijojë marrëdhëniet e punës nën një perspektivë të re dhe premtuese. Shoqëria tregtare shtetërore, ka objekt veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin dhe tregtimin, brenda dhe jashtë vendit, të armëve, municioneve, teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve të Mbrojtjes. Nga ana tjetër, rijetëzimi i këtij sektori pritet të kontribuojë në rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Arena e Lajmit

Shqipëria i rikthehet prodhimit të municioneve, ministri Vengu vizitë në Uzinën Mekanike në Gramsh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook