Mirlind Daku nuk ishte i disponueshëm pasditen e sotme në duelin e Kupës së Rusisë, që skuadra e tij Rubina Kazan zhvilloi në transfertë ndaj Fakel Voronezh.
Rubini triumfoi me rezultatin 0-2, teksa rrugën e rrjetës në këtë përballje e gjeti edhe mesfushori me origjinë shqiptare, Dardan Shabanhaxhaj. I transferuar në gjysën e dytë të sezonit të kaluar, 23-vjeçari gjeti ditën e sotme golin e parë me fanellën e Rubin Kazanit.
Me kalimin e ndeshjeve, Shabanhaxhaj, është duke marrë minuta te skuadra ruse, teksa kërkon të shndërrohet në protagonist si Mirlind Daku, i cili është shndërruar në liderin e ekipit.
Për sa i përket Dardit, shqiptari me nënshtetësi austriake, në të kaluarën ka qenë pjesë e Strum Graz, Kapfenberg, Mura dhe tashmë Rubin Kazan.
0-2 Shabanhaxhaj pic.twitter.com/ZC43e3Bjzc
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 27, 2024