VIDEO/ Vlora preket sërish nga flakët, zjarri masiv përfshin zonën pranë Pyllit të Sodës

Një zjarr i fuqishëm ka goditur sërish Vlorën mbrëmjen e sotme, ashtu si para 24 orësh, duke shkaktuar shqetësim të madh për banorët dhe autoritetet lokale.

Flakët janë ndezur përsëri mbrëmjen e sotme në zonën pranë ish-stacionit të mallrave në lagjen Kushtrimi, vetëm një ditë pasi një zjarr i ngjashëm kishte shpërthyer në të njëjtin vend.

Zjarri ka përfshirë tokën me shkurre pranë zonës së Pyllit të Sodës, duke përhapur flakët në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Autoritetet lokale janë angazhuar në përpjekjet për të shuar zjarrin dhe për të ndaluar përhapjen e tij në zonat e tjera. Po ashtu, janë ndërrmarrë masa të tjera për të siguruar mbrojtjen e zonës dhe të reduktojnë rrezikun për jetën e banorëve.

Për momentin, nuk raportohen dëme të mëdha materiale ose të lënduar, megjithatë, situata vazhdon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Vlora preket sërish nga flakët, zjarri masiv përfshin zonën pranë Pyllit të Sodës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook