Vinicius i ofron “besnikëri” Realit: Dua të vazhdoj të fitoj të tjera trofe në Madrid

Në javët e fundit u përfol për një ofertë faraonike për Vinicius të Real Madrid. Sipas mediave bëhej fjalë për një ofertë marramendëse nga Arabia Saudite, që shkonte rreth 500 milionë euro për 24 vjeçarin brazilian. Por ka qenë vetë Vinicius që në një intervistë të dhënë për CNN ka qartësuar gjithçka mbi të ardhmen e tij:

“Unë kam ëndërruar gjithmonë të luaj për Real Madrid, e jetoj çdo moment sikur të jetë i fundit.Luaj për skuadrën më të mirë në botë. Jam vetëm 24 vjeç, ndaj unë dua të vazhdoj karrierën këtu e pse jo të shkruaj historinë me këtë klub” theksoi braziliani.

Më pas ai u ndal të fliste për Mbappe: E dashuroj stilin e të luajturit të Mbappe, jam shumë e ekzaltuar për atë se çfarë do të dhurojmë së bashku me të këtë sezon tek Real Madrid. Ai vjen pas një eksperience të rëndësishme, ku ka fituar shumë trofe e ka shënuar shumë gola.

Në fund një mendim edhe për Topin e Artë, ku ai vetë shihet si një nga pretendentët për ta fituar,por Vinicius e dribloi pyetjen e gazetarit, njësoj si driblimet e tij të magjishme në fushë: Unë luaj dhe kërkoj të jap gjithmonë më të mirën. Kam fituar dy Champions deri tani, por kjo skuadër është e mbushur me yje si Carvajal apo Modriç që kanë fituar 6 Champions. Objektivi ynë është që t’i përsërisim këto suksese.Dua të qëndrojmë gjithmonë në këto nivele, përfundoi sulmuesi i Real Madrid.

Arena e Lajmit

Vinicius i ofron “besnikëri” Realit: Dua të vazhdoj të fitoj të tjera trofe në Madrid

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook