Ish-sulmuesi i Milanit, Fiorentinës dhe Besiktas, Ante Rebic është rikthyer në Serie A. Rebic, ka nënshkruar si lojtar i lirë për Lecce-n, teksa synon që të bëjë maksimumin në këtë sezon.
Kroati e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali, fillimisht arriti te Fiorentina në vitin 2013, më pas vazhdoi të luajë për Hellas Verona dhe Milan.
Gjithashtu, Rebic provoi edhe eksperiencën në Gjermani, ku veshi fanellat e RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt, por Milani donte që të hiqte qafe lojtarin, duke e shitur atë për një tarifë minimale në verën e 2023, me lojtarin që u bashkua me Besiktas.
Sa i takon statistikave. ai numëron 118 paraqitje në Serie A gjatë karrierës së tij, duke shënuar 29 gola dhe duke dhuruar 14 asiste.
(J.S/)