Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu në një konferencë për mediat, u ‘ngacmua’ nga gazetarët për rolin e tij të mëparshëm si drejtor i Portit të Durrësit sa i takon faktit nëse në vendin tonë kanë hyrë lëndë toksike.
Ai theksoi se nuk mund të fliste për detyrat e mëparshme, ndërsa shtoi se përgjegjësia e enteve private nuk duhet t’i adresohet institucioneve publike.
“Për t’ju sqaruar. Nuk jam këtu në cilësinë e detyrave të më përparshme. Por si ministër i Mbrojtjes. Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që çështje që kanë mospërgjegjësi nga entet private, t’i adresohen institucioneve publike.”, tha ai.
()