Federico Chiesa largohet nga Juventus. Sulmuesi anësor italian zyrtarisht do të transferohet te Liverpool, për të nisur kështu një aventurë të re në Premier League.
Chiesa ka udhëtuar sot për në Angli, për të nënshkruar kontratën e re me The Reds. 26-vjeçari nuk ka hezituar të falenderojë të gjithë te Juventusi, duke filluar që nga tifozët e deri tek drejtuesit.
“Jam shumë i lumtur dhe gati për këtë aventurë të re, dua t’u dërgoj një përshëndetje tifozëve të Juventusit.
“Faleminderit për dashurinë, për këto vite, do t’i mbaj me të vërtetë në zemrën time. Falë Juventusit jam ky që jam. Unë dhe familja ime mezi presim” – shkruan Chiesa në përshëndetjen e tij. Ai do të firmosë me Liverpool, një kontratë të vlefshme për katër sezone.
(J.S/)