Emri/ Tentoi vrasjen e dy punonjësve të Policisë, ekstradohet nga Parisi

Një 37-vjeçar u ekstradua nga Parisi, ndërsa ndaj tij ishte caktuar masa e arrestit me burg, pasi në vitin 2022 ka qëlluar me armë zjarri ndaj policisë.

Bëhet fjalë për shtetasin Shpëtim Kraja.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Arena e Lajmit se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, si dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Interpol Tirana

Në vitin 2022, qëlloi me kallashnikov në drejtim të 2 punonjësve të Policisë, të cilët i dhanë urdhër ndalimi, pasi lëvizte me automjet të vjedhur, ekstradohet nga Parisi, 37-vjeçari.

I ekstraduari, i akuzuar nga Gjykata e Kurbinit dhe për kryerjen e 5 vjedhjeve të tjera.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Francë, është finalizuar procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të arrestuar në Francë, Sh. K., 37 vjeç, i lindur në Shkodër.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, si dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi Sh. K., më datë 14.01.2022, në fshatin Arrameras, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 2 punonjësve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, Tiranë, të cilët i dhanë urdhër ndalimi, pasi 37-vjeçari lëvizte së bashku me 2 shtetas të tjerë, me një automjet tip “Benz”, të vjedhur në Vorë.

37-vjeçari akuzohet gjithashtu si bashkëpunëtor për kryerjen e 5 vjedhjeve të tjera.

Arena e Lajmit

Emri/ Tentoi vrasjen e dy punonjësve të Policisë, ekstradohet nga Parisi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook