Lukaku-Conte ribashkohen te Napoli, Chelsea e shet për 30 mln euro, zbarkon në Itali

Më në fund, dëshira e madhe Antonio Conte-s bëhet realitet. De Laurentiis arrin të kohë t’i bëjë dhuratën që Conte kërkonte me insistim, Romelu Lukakun. Sulmuesi belg zbarkoi këtë të mërkurë në aeroportin e Romës, për t’iu nënshtruar më pas vizitave mjekësore në “Villa Stuart”.

Pas vizitave mjekësore, Lukaku do të udhëtojë drejt Napolit për të firmosur kontratën e tij të re me blutë deri në 2027. Chelsea do të përfitojë 30 milionë euro kesh nga shitja e Lukakut, plus 30% të kartonit në shitja e tij e mundshme në të ardhmen.

Ky është një fund i lumtur, mbi të gjitha për Conten dhe Lukakun që arrijnë të ribashkohen sërish. Napoli kërkoi shërbimet e belgut që nga dita e parë kur Conte firmosi me ta. Për belgun ky është një rikthim i shpejtë në Serie A pasi së fundmi mbajti të veshur fanellën e Romës, skuadër më të cilën zhvilloi 47 ndeshje, shënoi 21 gola dhe dhuroi 3 assiste.

()

Arena e Lajmit

Lukaku-Conte ribashkohen te Napoli, Chelsea e shet për 30 mln euro, zbarkon në Itali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook