Mandati i Olta Xhaçkës i kushtoi postin në krye të grupit të PS? Korreshi hedh dyshimin: U “ndëshkua” pasi deklaroi se Kushtetuesja nuk i imponohet dot deputetëve

Deputeti Saimir Korreshi, në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në Neës24, ka komentuar vendimin e marrë dje nga Këshilli i Legjislacionit në lidhje me vendimin për diskutimin e vendimit të GJK për mandatin e Olta Xhaçkës, në seancën e parë të Kuvendit.

Ai u shpreh se opozita ishte e surprizuar nga qëndrimi i mazhorancës, ndryshim sipas tij 180 gradë nga deklaratat e mëparshme të Blendi Çuçit, ku thuhet se Kushtetuesja nuk mundet t’i imponojë deputetëve qëndrimin apo mënyrën se si votohet.

Madje Korreshi hedh dyshimin se ka qenë pikërisht qëndrimi i tij në lidhje me këtë çështje që i ka kushtuar edhe postin si kryetar i grupit parlamentar të PS, post që tani e mban ish- ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Më në fund ky palo shtet demokratik vendi që të respektojë atë që gjatë të gjithë kohës e kanë quajtur si arritjen më të madhe, pra sistemin e drejtësisë, që për mua çalon në 90 përqind të tij. Qendrimi i mazhorancës ishte surprizë.
Dje lindën batutat sepse mazhoranca nuk donte një raport përfundimtar, kjo ishte për të qeshur. Vërtetë jemi një organ këshillimor por raporti duhet.
Dje, PS kishte bërë një kthesë 180 gradë nga deklaratat e mëparshme të Çuçi që tha s;mundet GJK të na imponojë qëndrimin apo votimin. Kjo i ka kushtuar edhe qenien e tij si kryetar i grupit parlamentar të PS”, tha ai.

Arena e Lajmit

Mandati i Olta Xhaçkës i kushtoi postin në krye të grupit të PS? Korreshi hedh dyshimin: U “ndëshkua” pasi deklaroi se Kushtetuesja nuk i imponohet dot deputetëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook