Ndryshime në Qeveri, ja kush lë postin

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë është miratuar edhe një ndryshim në rang zv.ministri. Kështu ka lënë detyrën Enio Civici, i cili mbante funksionin e zv.ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Civici ishte emëruar si zv.ministër i Bujqësisë në tetor 2021 dhe lë postin pas gati 3 vitesh.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Arena e Lajmit

Ndryshime në Qeveri, ja kush lë postin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook